Emër i njohur për policinë, kapet shqiptari me gjysmë gram kokainë në xhep

Policia italiane ka arrestuar një 57-vjeçar shqiptar pasi u ndalua me kokainë në automjetin e tij. 57-vjeçari me banim në Terni është një person i njohur për policinë.

Ai kishte fshehur gjysmë gram kokainë në xhepin e pantallonave, ndërsa 17 doza të tjera i kishte futur në makinë.

Policia gjeti një sasi lënde narkotike edhe gjatë kontrollit në banesën e tij. Ai do të qëndrojë në arrest shtëpiak deri në momentin e shpalljes së vendimit nga gjykata.


Shtuar 2.06.2021 21:29