Ekzekutohet në sy të familjarëve, bosi i jetës së natës në Greqi sulmohet në burg nga banda shqiptare

Giannis Skaftouros, bosi i jetës së natës në Greqi është ekzekutuar ditën e sotme me kallashnikov në prani të familjarëve.

Sipas mediave greke ai u vra në oborrin e banesës së tij në Skourta të Athinës teksa ishte nën shoqërinë e 10 personave, miq dhe të afrëm.

Si pasojë e të shtënave, Protothema bën me dije se ka mbetur e plagosur vajza e 55-vjeçarit e cila u dërgua në Spitalin Attikon, si dhe vjehrri i tij, edhe ky i fundit u transportua me ambulancë në spital.

Sipas informacioneve nga burime policore, autorët dyshohet se janë katër persona,  të cilët lëviznin me dy motoçikleta. Kur arritën pranë shtëpisë së Giannis Skaftouros zbritën dhe qëlluan dhe më pas u larguan nga vendngjarja. Edhe 55-vjeçari ka nxjerrë armën nga brezi për t’iu kundërpërgjigjur autorëve, por breshëria e kallashnikovit nuk i ka lënë kohë e 55-vjeçarit ka rënë direkt në tokë, i vdekur.

55-vjeçari ishte bashkë me të afërm të tij në pjesën e gjelbëruar të shtëpisë duke festuar pas Pashkëve ndërsa të paktën një plumb kapi edhe vajzën e tij 22-vjeçare.

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë kërkimi në zonën përreth dhe Athinë, për kapjen e autorëve ku krahas makinave janë futur në funksion edhe helikopterët.

Kush ishte 55-vjeçari

Giannis Skaftouros njihej si bosi i jetës së natës në Greqi. Dora e djathtë e Vassilis Stefanakos, i akuzuar ndër të tjera për pjesëmarrje në rrëmbime dhe vrasje me pagesë. Ai kishte 3 vite e gjysmë që ishte liruar nga burgu.

Në vitin 2018 ai është sulmuar me thikë nga disa shqiptarë në burgun e Koridalos ku edhe mori plagë të rënda. Dyshohet se ai sulm u planifikua dhe zhvillua nga pjestarët e “Mafias së Burgjeve” të përbërë nga shqiptarë, me qendër Korydalon sipas mediave greke.

Në shkurt 2020, Giannis Skaftouros u arrestua gjatë një kontrolli të rastësishëm të punonjësve të policisë së ekipit të DI.AS në Glyfada. Atij iu gjet një pistoletë, plumba, një thikë dhe një radio e cili ishte i sintonizuar në frekuencat e policisë./albeu.com