Ekonomia u zgjerua me 3.9% në 2025, por biznesi dha vetëm 1.1% të rritjes

Të dhënat paraprake të INSTAT tregojnë se ekonomia shqiptare u rrit me 3.9% gjatë vitit 2025, por pjesa dërrmuese e këtij zgjerimi nuk erdhi nga aktiviteti real i biznesit. Rreth 72% e rritjes totale u mbështet vetëm nga dy zëra: administrata publike dhe taksat neto.

Nga vlerësimet paraprake të bazuara në Prodhimin e Brendshëm Bruto tremujor, rezulton se “Administrata publike” dha një kontribut prej 1.71 pikë përqindje, ndërsa “Taksa neto” shtoi edhe 1.11 pikë përqindje.

Të lidhura

None found

Në anën tjetër, degët e ekonomisë reale, nga industria nxjerrëse te bujqësia dhe ndërtimi, shënuan një rritje prej vetëm 1.08%, duke dhënë kështu vetëm 28% të ndikimit në zgjerimin ekonomik.

Sipas këtyre treguesve, aktivitetet ekonomike të lidhura drejtpërdrejt me biznesin kanë regjistruar ritmin më të ulët të rritjes që prej vitit 2012, me përjashtim të vitit 2020, kur ekonomia u godit nga pasojat e pandemisë.

Ky është viti i dytë radhazi kur pesha kryesore e rritjes ekonomike po mbahet nga “shteti”. Në vitin 2024, administrata publike dhe taksat neto dhanë për herë të parë në historinë e tranzicionit 51% të rritjes, ndërsa në 2025 kjo prirje është thelluar edhe më tej. Në kushte normale, jashtë rasteve të veçanta si zgjedhjet apo periudha e pandemisë, kontributi i këtyre dy aktiviteteve zakonisht lëviz nga 15% në 30%.


Shtuar 24.06.2026 15:56

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş