Edmond Spaho u përjashtua, Ervin Salianji caktohet drejtues politik i Korçës

Pas përjashtimit të Edmond Spahos, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Badhi ka njoftuar se Ervin Salianji është caktuar drejtues politik në Korçë.

Njoftimi

Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokraitke të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se:

Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji. Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.


Shtuar 19.01.2022 15:06