Omicron bën namin në Kosovë, rriten frikshëm rastet e reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar në Kosovë 2.050 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371. Në total numri i rasteve aktive është 7.266

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës. Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com

Shtuar 19.01.2022 15:04