Detaje të reja kanë dalë mbi vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier nga Klodian Çalamani.
Sipas dëshmive, vogëlushi pak para krimit i kishte blerë bukë autorit të krimit, megjithatë kjo as që i ka bërë përshtypje atij për të hezituar në kryerjen e krimit makabër.
Nga raportimet e Policisë, rezulton se Klodian Çalamani e ka goditur 8-vjeçarin me një kazmë në kokë dhe më pas e groposi në baltë në oborrin e shtëpisë së tij.
Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2006, Çalamani në bashkëpunim më një tjetër person, rrëmbyen dhe torturuan një 16-vjeçare, vepër për të cilën u dënua vetëm 4 vite.
Ai bashkë me Florian Vasiun, i cili është xhaxhai i viktimës Mateo Vasiu, rrëmbyen dhe torturuan një 16-vjeçare.
Klodian Çalamani dhe Florian Vasiu për këtë krim u dënuan vetëm me nga 4 vite. Ndërkohë gazetarja, Xhensila Kodra, raporton se ishte babai i 8-vjeçari të ndjerë, ai i cili mundi të ndalojë vëllanë e tij dhe Klodian Çalamanin që të mos e dhunonin më tepër vajzën 16-vjeçare.
Si duket, krimin që nuk arriti ta bënte me vajzën 16-vjeçare, Klodian Çalamani e përfundoi me djalin e mitur, Meteo Vasiu./albeu.com/