Mes akuzave ndaj Ballukut për mln euro, Strik kërkon zero tolerancë ndaj korrupsionit: Politikanët të mos pengojnë hetimet

Misioni faktmbledhës në Shqipëri i delegacionit të eurodeputetëve nga grupi i Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens/EFA) në Parlamentin Europian u mbyll këtë të mërkurë, pas një vizite të fokusuar te shqetësimet për projektin turistik në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe protestat që po zhvillohen në Tiranë prej më shumë se një muaji.

Gjatë qëndrimit të tyre, eurodeputetët zhvilluan takime me përfaqësues institucionesh, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë. Në qendër të vëmendjes ishte edhe ndikimi që projekti turistik në lagunën e mbrojtur të Vjosë-Nartës mund të ketë, një çështje për të cilën ata kanë shprehur shqetësime në raport me standardet e Bashkimit Evropian.

Të lidhura

None found

Në një konferencë për mediat të mbajtur në Europe House, eurodeputetja holandeze Tineke Strik foli edhe për akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk duhet të ketë asnjë lloj tolerance ndaj korrupsionit.

Ajo deklaroi se politikanët nuk duhet as të mbrohen dhe as të bëhen pengesë për hetimet, ndërsa kërkoi nga qeveria angazhim serioz për ndërtimin e një sistemi funksional të shtetit të së drejtës, me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe procedurave të padrejta të prokurimit publik.

Strik u ndal edhe te protestat që prej 32 ditësh po mbahen në Tiranë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Sipas saj, mënyra si autoritetet kanë reaguar ndaj protestuesve paqësorë nuk përputhet me standardet demokratike.


Shtuar 1.07.2026 18:45

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet