Chris Brown urdhërohet të paguajë 12.9 milionë dollarë pasi qeni i tij sulmoi pastruesen e shtëpisë: “E bleva për arsye sigurie”

Një juri në Los Angeles ka vendosur që këngëtari amerikan Chris Brown të mbajë përgjegjësi për një sulm të ndodhur në pronën e tij në Tarzana, Kaliforni, duke e detyruar të paguajë 12.9 milionë dollarë dëmshpërblim për Maria Avilën, pastruesen e shtëpisë që mbeti rëndë e plagosur gjatë ngjarjes së vitit 2020.

Vendimi erdhi në përfundim të një procesi gjyqësor që zgjati dy javë, ku juria arriti në përfundimin se Brown dhe kompania e tij, Black Pyramid LLC, kishin vepruar me neglizhencë. Sipas çështjes, Avila u sulmua nga një qen bari kaukazian 90 kilogramësh, i quajtur Hades, në momentin kur po nxirrte mbeturinat nga banesa e artistit.

Të lidhura

None found

Në dëshminë e saj, Avila tregoi se sulmi i shkaktoi dëmtime të rënda, përfshirë shqyerje të mëdha të lëkurës, shpërfytyrim të përhershëm në fytyrë, humbje të pjesshme të shikimit, dëmtime nervore dhe kufizime në lëvizjen e krahut të majtë. Ajo tha gjithashtu se, për shkak të pasojave fizike dhe stresit post-traumatik, nuk ka mundur të rikthehet më në punë.

Gjatë shqyrtimit të çështjes, juria dëgjoi se Brown ishte larguar nga vendi i ngjarjes pa njoftuar shërbimet e emergjencës, duke ua lënë punonjësve të tij kujdesin për të plagosurën. Nga ana e tij, këngëtari pretendoi se kishte vepruar me këshillën e menaxherit, pasi druhej se prania e tij do të sillte vëmendje të madhe mediatike.

Brown pranoi se mbante një pjesë të përgjegjësisë, por kundërshtoi masën e dëmtimeve dhe argumentoi se edhe Avila kishte një pjesë të fajit. Ai deklaroi se kishte paralajmëruar Maria Avilën dhe motrën e saj, Patricia, që të mos dilnin jashtë pa praninë e rojeve të sigurisë, pasi qentë nuk ishin miqësorë. Të dyja gratë e hodhën poshtë këtë pretendim.

Këngëtari shpjegoi gjithashtu se qeni ishte blerë për arsye sigurie dhe mbahej nga rojet për mbrojtjen e pronës, duke përmendur rastet e shumta të përndjekjes që, sipas tij, kishte përjetuar.

Përveç shumës së akorduar për Maria Avilën, juria vendosi edhe 885 mijë dollarë dëmshpërblim për motrën e saj, Patricia, si dhe 50 mijë dollarë për bashkëshortin e Avilës, Oscar Olivo.


Shtuar më 1.07.2026 19:05

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber