Mediat e huaja kanë publikuar momentin tronditës ku një i ri argjentinas tërhoqi zvarrë trupin e pajetë të të dashurës së tij në rrugë pasi e vrau gjatë një debati të ashpër.
23 vjeçari Jorge Rojas akuzohet për vrasjen e Agustina Nadal pasi rrëfeu në polici se e rrahu dhe e mbyti para se ta hidhte trupin e saj në një lumë në orët e para të 27 nëntorit.
Rojas vrau Nadalin -pas një debati në apartamentin e tyre në qytetin Bahia Blanca të Buenos Aires, vetëm disa orë pasi çifti pa me miqtë fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës në futboll ndaj Meksikës.
Në pamjet e sigurisë, Rojas mund të shihet duke tërhequr zvarrë trupin e së resë pranë shtëpisë së tyre.