E rrallë në Brazil, lind foshnja 7.3 kg

Një nënë në Brazil ka lindur foshnjën e saj që peshon plot 7.3 kilogram.

Nëna Cleidiane Santos dos Santos, 27 vjeçe, lindi djalin Angerson me prerje cezariane të mërkurën më 18 janar në Spitalin Padre Colombo në Parintins, shteti Amazonas.

Santos ishte në spital për një konsultë rutinë, por mjekët e kuptuan se foshnja e palindur ishte shumë e madhe për ta mbajtur 9 muaj.

Angerson, i cili po mbahet në një inkubator në një gjendje të qëndrueshme, besohet të jetë foshnja më e madhe e lindur në shtetin Amazonas me gjatësi 59 cm.

Mësohet se si nëna ashtu edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore./Albeu.com/


Shtuar 23.01.2023 13:06