E rëndë, shëmbet ura në Greqi, një i vdekur dhe 8 të plagosur (VIDEO)

Një i vdekur dhe tetë të plagosur është bilanci i deritanishëm nga shembja e një ure në Patra të Greqisë. Ngjarja ndodhi në orën orën 12:47.

Policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në bypass-in e gjerë të Patrës në të dy drejtimet (drejt Athinës dhe Pirgos) si dhe në rrugën Diodorou në Patras, për shkak të shembjes së urës.

Me vendim të Drejtorisë së Policisë së Akaisë, nga e enjtja e datës 20 korrik, qarkullimi u ndalua dhe u mbyll për shkak të punimeve të shembjes për rikonstruksionin e nënkalimit te kjo urë, ndërsa sot zuri poshtë disa persona.

Spitalet në qytet janë vënë në gatishmëri.

1 i vdekur dhe 5 të plagosur janë dërguar në spitalin e Rios dhe 3 të plagosur në spitalin Agios Andreas.

Në vendngjarje janë Guvernatori Rajonal i Greqisë Perëndimore Nektarios Farmakis, zëvendësministri i Infrastrukturës Nikos Tachiaos dhe zv.ministrja e Transportit Christina Alexopoulou.


Shtuar 23.07.2023 16:07