E rëndë, rrufeja godet familjen, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një rrufe goditi një plazh në shtetin e Sao Paulos, vrau një grua dhe plagosi rëndë tre anëtarë të familjes së saj.

Zona është goditur nga shirat e dendur së fundmi.

Rrufeja ra mes ujit dhe rërës në një plazh në Villa Kaisara, Praia Granci”, tha mbrojtja civile e shtetit.

“Një grua 60-vjeçare ka vdekur”, ndërsa tre anëtarë të familjes janë shtruar në spital “në gjendje të rëndë por të qëndrueshme”, tha i njëjti burim.

Katër persona të tjerë janë goditur nga rrufeja, por sipas autoriteteve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 21.01.2024 11:40