Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Një 31-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës.
Shtetasi E. M., 31 vjeç, si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com