E rëndë në Maliq, 48-vjeçari kanos dhe sulmon me send të fortë infermieren e një qendre shëndetësore

Një ngjarje e paprecendentë ka ndodhur në një qendër shëndetësore në Maliq. Një 48-vjeçar ka kanosur dhe sulmuar me send të fortë një infermiere. Ndaj qytetarit ka nisur hetim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, për veprën penale “Kanosja”, pasi në fshatin Klocë, ka kanosur me fjalë dhe ka gjuajtur me send të fortë, infermierin e qendrës shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 27.09.2022 11:20