E rëndë në Berat! Makina rrëzon këmbësorin me pasqyrë, “Benzi” nga pas e shtyp për vdekje (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berat. Një makinë, me drejtues shtetasin Ardian Nallbani, ka përplasur një këmbësor me pasqyrë, më pas ka ardhur “Benzi” nga pas dhe e ka shtypur për vdekje. Viktima është identifikuar si Kastriot Rrënja, 56 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po punojnë për zbardhje e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë.

Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 28.12.2021 19:13