E RËNDË/ 5 shqiptarë në Greqi rrahin për vdekje 42-vjeçarin, më parë i ngacmuan të dashurën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grup shqiptarësh kanë dhunuar për vdekje një 42-vjeçar grek.

Sipas burimeve nga mediat greke, 42-vjeçari ka qenë në një lokal me të dashurën e tij, dhe ndërsa është larguar për të shkuar në tualet, 5 shqiptarët i janë afruar asaj dhe e kanë ngacmuar.

Pasi është kthyer nga tualeti, 42-vjeçari ka debatuar me të rinjtë shqiptar, por sherri ka degraduar. Shqiptarët thuhet se e kanë dhunuar atë rëndë, duke e lënë të larë në gjak jashtë lokalin, sheshin Rafina, në Athinë.

Më pas ai është transportuar në gjendje të rëndë në spital, por ka humbur jetën./albeu.com/