Pesë truke për të zbutur mishin e fortë gjatë gatimit

Thonë se arkitektët i mbulojnë gabimet e tyre me zbukurime, ndërsa shefat e kuzhinës me majonez. Për fat të keq, jo të gjitha gabimet që bëni në gatim mund të rregullohen me një shtresë majonezë. Ndonjëherë duhet të përdorni truke më të vështira gatimi. Nëse i keni hedhur kripë më shumë seç duhet gjellës, apo mishi është më i fortë seç duhet, mund të përdorni disa ingredientë të thjeshtë për të balancuar shijen. Living ju prezanton disa truke shumë interesante :

Keni blerë ndonjëherë mish që dukej i mirë por, pasi e keni zier, ishte i vështirë për t’u përtypur. Nëse po, mos u shqetësoni. Ja disa truke të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë.

Marinojeni me sheqer kaf: Ideja mund të mos entuziasmojë të gjithë mishngrënësit, sidomos ata që nuk të përziejnë shijet. Por kjo teknikë është me të vërtetë shumë e dobishme. Para se të gatuani mishin, marinojeni me lëng limoni dhe sheqer kaf. Lëreni të pushojë në një enë të mbyllur për një orë dhe më pas gatuajeni. Shija e ëmbël nuk do të ndihet thuajse fare.

Përdorni kumbulla të thara: Përdorimi i kumbullave të thara zbut mishin e fortë, por i jep salcës së tij një shije të mrekullueshme.

Përdorni Coca-Cola: Para se ta skuqni mishin njomeni me Coca-Cola dhe lëreni të pushojë atë për 10 minuta. Më pas fshijeni me letër kuzhine dhe marinojeni me erëzat që do e shoqëroni. Fortësia e tij nuk do të ndihet fare.

Përdorni limon : Futeni mishin në një enë me lëng limoni për 30 minuta. Në vend të limonit mund të përdorni gjithashtu edhe uthull molle. Mishi do të zbutet menjëherë.

Përdorni fruta: Molla, ananasi, mango dhe dardha janë të mira në këtë rast. Qërojeni frutin nëse është e nevojshme, pastaj priteni në feta. E gatuani mishin duke e mbuluar me fetat e frutit. Ato lëshojnë lëng dhe e bëjnë mishin më të butë.

Provoni teknikat e mësipërme dhe nuk do të mbeteni të zhgënjyer./albeu.com


Shtuar 26.06.2022 18:58