E pazakontë, Van Gaal drejton Holandën nga një makinë golfi (VIDEO)

Louis Van Gaal prej kohësh është cilësuar edhe një trajner inteligjent që krijon dhe improvizon skema dhe filozofi loje fantastike.

Sot ai ka bërë diçka të pazakontë teksa ka drejtuar stërvitjen e Holandës nga një makinë golfi. Tingëllon e çuditshme për kështu është, sfidën vendimtare që vlen kualifikimin në Botëror ai e ka drejtuar nga një makinë që shoqëron golfistët në fushat e mëdha të këtij sporti.

Në fakt siç mësohet ka një arsye përse Van Gaal nuk ishte në këmbë. Ai ka pësuar një dëmtim gjatë një shetitjeje me biçikletë dhe nuk mund të ecte pork jo nuk mund ta pengonte që të humbiste stërvitjen ndaj dhe gjeti këtë zgjidhje me makinë golfi për të dhënë indikacione për lojtarët për një sfidë shumë vendimtare. Ndiqni pamjet më poshtë.


Shtuar 16.11.2021 17:34