E pajetë në derë të spitalit, zbulohen personat që u zhdukën me “Audi” pasi e çuan 20 vjeçaren në Ferizaj (FOTO LAJM)

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë fotografitë e dy personave në kërkim nga Policia e Kosovës, që u zhduken pasi lanë në Spitalin e Ferizajt një 20-vjeçare pa shenja jete.

Fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës

Po ashtu mësohet se makina, me të cilën u dergua viktima në spital është Audi A8 me ngjyrë të zezë dhe ka targa të Zvicrës.

Një vajzë e moshës 20-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se viktima është dërguar në spital nga disa persona, të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, tha Veseli.


Shtuar 22.08.2021 20:54