Telefonata që rezultoi një dramë e vërtetë: Kam vrarë gruan dhe vajzën, tani do vetëvritem

Telefonata tek 118: “Kam vrarë gruan dhe vajzën, tani do vetëvritem”.

Efektivët e policisë kur mbërritën në shtëpinë në Carpiano, një komunë e vogël në jug të Milanos, panë që gjithçka që ishte transmetuar në telefon të kishte qenë e vërtetë.

Në shtëpi u gjetën trupat e pajetë të tre personave. Një 70-vjeçar italian, Salvatore Staltari, bashkëshortja e tij 41-vjeçare me origjinë nga Filipinet, Catherine Panis dhe vajza e çiftit, Stefania Staltari vetëm 15 vjeçe. Ngjarja tragjike ndodhi në shtëpinë e familjes në Francolino. Sipas asaj që shkuan e përditshmja Corriere della Sera, bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë, e më pas vetëvrasjen e 70-vjeçarit, i cili përdori një pistoletë që e kishte pa leje.

Autori i ngjarjes së rëndë ka lënë edhe një shënim për autoritetet policore, ku ka shpjeguar shkaqet që e kanë çuar në ndërmarrjen e aktit të rëndë.

Sipas informacioneve mësohet se familja po përballej me probleme ekonomike dhe 70-vjeçari vuante nga depresioni./albeu.com


Shtuar 22.08.2021 21:04