E kamufluar dhe e armatosur, vajza në Lezhë patrullon natën me revole në dorë (VIDEO)

Një vajzë e re në Lezhë del çdo natë me një armë në dorë në rrugët e qytetit dhe tmerron banorët.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë qytetarët të cilët kanë dërguar edhe video nga kamerat e bizneseve të zonës për TCH.

Vajza, e veshur me një xhup të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me kapuçin e vënë në kokë, pasi ecën disa hapa nxjerr armën nga xhepi dhe fillon të lëvizë dorën për lart, ndalon një moment dhe më pas ul armën e nis të eci sërish.

Për fat të mirë rruga ishte bosh dhe nuk kishte qarkullim të njerëzve të tjerë. Nga ana tjetër Policia ka kryer disa kontrolle mbrëmjen e djeshme por nuk kanë arritur rezultat për ta kapur vajzën në fjalë./albeu.com/


Shtuar 10.11.2021 13:26