E FUNDIT/ Vajza po parkonte makinën, përfundon në trotuar e përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Korçë. Një makinë me targa AA 690 NA e cila drejtohej nga një grua ka aksidentuar një kombësor.

I plagosuri po ecte në trotuar ku drejtuesja e mjetit, ka tentuar të parkojë makinën e tij por situata i ka dalë jashtë kontrollit duke përfunduar në trotuar dhe duke përplasur këmbësorin.

Mësohet se ky  i fundit është dërguar në spital, aty ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Korçë

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 9, Korçë, pranë ish-Valutës, shtetasja Xh. A., 31 vjeçe, banuese në Korçë, gjatë kryerjes së manovrave për parkim, ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz” të cilin drejtonte dhe për pasojë, ka hipur mbi trotuar duke dëmtuar kalimtarin J. P., 47 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë.

Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Drejtuesja e mjetit, ndodhet e shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e nevojshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

 


Shtuar 16.06.2021 09:48