Dhunoi dhe kanosi me thikë gruan, arrestohet 41-vjeçari në Mat

Një 41-vjeçar në Mat është arrestuar nga policias pasi ka dhunuar dhe kanosur me thikë bashkëshorten e tij.

Njoftimi i policisë:

Mat

Kanosi me mjete prerës dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L. Gj., 41 vjeç, banues në Klos, pasi në banesë ka kanosur me mjete prerës dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 16.06.2021 09:49