Tirana në alarm, gjendet çantë e dyshimtë në rrugën e Sali Berishës

Gjendet një cantë e dyshimtë në Rrugën “Mustafa Matohiti”, Tiranë. Çanta e dyshimtë është  pikasur nga një  punonjës policia, dhe gjendet saktësisht në rrugicën  e njohur ndryshe, si rruga e Sali Berishës.

Burimet bëjnë me dije se Njësia Anti Eksploziv ka rrethuar zonën duke dyshuar për lëndë plasëse.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.

Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme.

Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur. /albeu.com./

 


Shtuar 7.09.2021 10:19