Terrorizohen banorët, breshëri arme në Lezhë

Në qytetin e Lezhës mbrëmjen e kaluar janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Banorët janë terrorizuar nga breshëria e armëve që janë dëgjuar në lagjen “Xhenjo” në Lezhë.

Ka qënë një telefonatë anonime ajo e cila ka lajmëruar policinë për ngjarjen e ndodhur.

Policia mbërriti në vendngjarje për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/

 

 

 

Shtuar 20.04.2021 09:53