Nuk është e thënë të marrë veten, Hazard me problem tjetër muskulor?

Sulmuesi belg i Real Madridit, Eden Hazard ka munguar në stërvitjen e djeshme me klubin duke rikthyer dyshimet për një tjetër dëmtim.

Ish ylli i Chelseas ka pësuar lëndime të shpeshta që nga kalimi në “Santiago Bernabeu” dhe ka munguar në katër ndeshjet e fundit shkaku i lëndimeve muskulore.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë që Hazard është gati të përballet me Chelsean, por nuk ishte i ftuar për sfidën ndaj Getafe.

Sipas Marca, Hazard dje nuk u pa askund në stërvitje te Raelit, andaj mbetet në dyshime për ndeshjen ndaj Cadizit.

Lajm pozitiv për Realin është rikthimi i Raphael Varanes që është shëruar nga COVID-19.

Hazard ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në La Liga këtë edicion duke shënuar dy gola.


Shtuar 20.04.2021 09:52