Piktori i njohur korçar Sotiraq Xega është shuar në moshën 76-vjeçare.
Mësohet se Xega, një prej piktorëve më të mirë të peisazhit, emrin e të cilit e mbajnë më shumë se 35 ekspozita ka mbyllur sytë sot në shtëpinë e tij në Tiranë.
Për herë të fundit, Xega mbajti një ekspozitë për manat e Drenovës. Këtë ekspozitë, Sotiraq Xega e ka paraqitur vetëm për miqtë e tij në natyre. Konkretisht ai ishte ndalur në një prej rrugicave të Drenovës.