Shqipëria nënshkruan marrëveshje për të sjellë vaksinën kineze 

Shqipëria ka nënshkruar me një kompani  turke,  një marrëveshje për të marrë vaksinën  kineze kundër COVID-19.

Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., sipas të cilës, Shqipëria do të përfitojë vaksinat kundër COVID, të prodhuara në Kinë. Marrëveshja mban firmën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Shqipëri mbërriten 10 mijë doza vaksine të Sputnik, kompani ruse, për të cilën kryeministri Rama ishte shprehur me tone tallëse.

Por vetëm pak ditë më parë  qeveria shqiptare  ndryshoi një tjetër akt normativ, i cili tashmë lejon përdorimin e vaksinave që nuk janë të certifikuara nga Agjencia Europiane e Barnave apo FDA-ja amerikane. Konkretisht, bëhet fjalë për vaksinat ruse dhe kineze, ku pas autorizimit për negocimin, iu hap rruga edhe përdorimit të tyre. /albeu.com/

 

 


Shtuar 23.03.2021 17:56