Merr flakë banesa në Vlorë, gjen vdekjen e moshuara

Zjarri ka përfshirë një banesë pasditen e kësaj të martë në Vlorë, ku si pasojë dyshohet se ka humbur jetën një grua e moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një banesë në lagjen 28 nëntori është përfshirë nga flakët ku si pasojë ka humbur jetën një e moshuar.

Ndër të tjera mësohet se e moshuar ishte e paralizuar dhe jetonte vetëm në banesë.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij zjarri.


Shtuar 23.03.2021 18:20

Tags: ,