Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka dorëzuar në SPAK kallëzimin e tretë për atë që kjo forcë politike e quan “aferën korruptive të incerenatorëve”.
Pas padisë për incerenatorin e Tiranës dhe Elbasanit, Kryemadhi ka dorëzuar në SPAK dhe një tjetër padi këtë herë për incerenatorin e Fierit. LSI bën të ditur se ‘kallëzimi shoqërohet nga dosja voluminoze e dokumenteve shtetërore’.
Në kallëzimin e LSI theksohet se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie sot deputet i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi kanë kryer dy vepra penale atë të ‘Shkeljes së barazisë në tendera’ dhe ‘Shpërdorimin e Detyrës’.
“Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi
Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.
Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje të firmosur nga Alqi Bllako, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore”, thuhet në padinë e LSI.
Shkeljet e koncesionit në incerenatorin e Fierit:
Procedura është publikuar si ‘Tender Kombëtar’, ndërkohë që sipas vlerës duhej të ishte ‘Tender i Hapur Ndërkombëtar’. Kjo ka sjellë kufizimin e konkurrencës, faktin që ka marrë pjesë vetëm një subjekt. Vepra Penale: ‘Shkelje të Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.
Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi.
Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.
Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje të firmosur nga Alqi Bllako, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore.
Publikimi i Procedurës është kryer pa marrë miratimin nga Ministria e Financave, që është e detyrueshme me ligj.
Zhvendosja e incerenatorit u bë duke shkelur ligjin lidhur me detyrimin për të marrë mendimin e komunitetit të banorëve të zonës.