Ra nga biçikleta me kokë, 10 vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Një fëmijë 10 vjeç është rrëzuar nga biçikleta dhe ka marrë dëmtime të mëdha në kokë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Leminot, në Maliq të Korçës.

I vogli ka qenë duke luajtur në momentin që ka rënë nga biçikleta dhe ka pësuar dëme të mëdha. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e zonës ku është futur për disa minuta në intubim, e më pas është nisur me urgjencë, me helikopter drejt Tiranës.

 

 


Shtuar 21.05.2021 19:23