Braçe shpërthen për përdhunimin e 5-fishtë të 15-vjeçares: I quajnë k*rva sa i shohin që janë të bukura

Erion Braçe, ka reaguar ashpër në lidhje me përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë.

Braçe shprehet përmes një statusi në rrjete sociale, se ky është një krim i përbindshëm dhe duhet dënuar, por ajo që është më e rëndësishme sipas Braçes është vrasja e këtij normaliteti: Përdhunim, arrestim, dënim shoqëror, dënim gjyqësor dhe përsëritje.

“Këta “burra” janë në burg, do të hetohen deri në fund e gjykohen të kyçur në burg! Janë nën akuzë për një krim të rëndë. Përdhunimin e një vajze të mitur, vetëm 15-vjeç. Nuk e di se si do të vendosin gjykatësit por krimi është i përbindshëm. Shoqëria prej ditësh i dënon, jo vetëm pjesa femërore e saj por shoqëria si e tërë. Deri këtu e gjithë ngjarja duket e jetuar, e përsëritur deri në normalitet. Mjafton? Jo! Duhet “vrarë” ky normalitet, përdhunim, arrestim, dënim shoqëror, dënim gjyqësor, përsëritje! Duhet të ndryshojmë më në fund fort madje; si burra së pari, si familje, si shoqëri, si qeveri, si gjyqësor; në qëndrimin ndaj vajzës, gruas, nënës!

E keni vënë re sa hidhërohen burra gati gjysma e tyre kur mësojnë se do lindë vajzë, si shtyjnë drejt abortit kur mësojnë se po vjen një vajzë, si i pengojnë të shkojnë në shkolla e të arsimohen, se si i quajnë kurva sa i shohin që janë të bukura, të ditura, të pavarura, të hapura e bashkëpunuese, konkurruese e të paarritshme se si i duan ne pune veç në zyre e pranë si joshje, se si i përdorin thjesht si shoqëruese luksi ne rastin me te mire apo si i trafikojnë, shfrytëzojnë për prostitucion, se si shajnë gjithë mllef nga motra e nena, madje se si mësojnë dhe “çunat e babës” te shajnë mu ashtu,  por kurrë nuk shahen nga ata qe janë?!

Ky është problemi qe kemi; E kemi me 50% te shoqërisë që e pranon vajzën, gruan për pune shtëpie e shërbime seksuale, e kemi dhe me gjysmën e gjysmës qe vijon ende ta edukoje vajzën, gruan me kulturën e nënshtrimit, pabarazisë e shfrytëzimit! Duhet te ndryshojmë tani; LIGJET jane, duhen zbatuar një për një dhe pikë!

Por duhet më shume e duhet te ndryshojme mendjen e gjithkujt, aty ne familje si djem e si burra, por edhe si nëna, gra e vajza; aty ne shkolla qysh ne uljen e pare ne banga si liri, barazi e si beteje për ti ngulitur ne mendje çdo djali e vajze se janë njësoj e quhen me te mire veç prej meritës e jo prej gjinisë e muskulit; Kudo më pas, çdo ditë, veçanërisht aty ku pushteti gjithfarësh e mbi ligjin shpif, shtantazhon, bullizon, përdor, shfrytëzon, përdhunon një vajzë, një grua! Arsim, punësim, liri, barazi, pavarësi, mbrojtje për çdo vajzë”, shkruan ai

 


Shtuar 21.05.2021 19:23