Përplaset për vdekje qytetari në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku është përplasur për vdekje një i moshuar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan ku mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 11.06.2021 14:01