Pas 9 vitesh vuajtje, Dinamo ngjitet në Kategorinë Superiore (FOTO LAJM)

Më në fund pas 9 vitesh, Dinamo rikthehet në elitën e futbollit shqiptarë.

Me të drejtë tifozët dinamovit festojnë për këtë rikthim në Superligë, por festojnë edhe dashamirësit e futbollit pasi bëhet fjalë për një nga tre klubet më të rëndësishme të futbollit shqiptarë.

Blutë mposhtën Vorën duke siguruar në këtë mënyrë matematikisht rikthimin e tyre në majën e futbollit shqiptarë. 17 here fituesit e titullit kampion, 15 herë fituesit e Kupës së Shqipërisë, pritet ti japin më shumë ngjyra sezonit të ardhshëm pasi donatorët premtojnë rikthimin e Dinamos së madhe.

Sezonit e ri tifozët e futbollit shqiptarë do të kenë mundësi të shijë jo vetëm derbin Tirana-Partizani pasi tashmë kryeqyteti do të përfaqësohet edhe nga Dinamo.


Shtuar 9.05.2021 16:56