EMRI/ Mbytet një pushues në plazhin e Tales

Një pushues nga Burreli, Naim Mustafaj, është mbytur sot në plazhin e Tales.

Në zonën ku po bënte plazh viktima nuk ka vrojtues plazhi pasi është zonë publike dhe ndodhet në veri të plazhit të Tales.

Viktima është nxjerë me shenja jete në breg nga pushues të tjerë, por ka humbur jeten 30 minuta më vonë ndërsa ishte nisur drejt spitalit të Lezhës.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:35 , në plazhin e Tales ,Lezhë është mbytur në det shtetasi N.M.,58 vjeç, banues në Burrel.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 2.07.2021 18:24