Makina përplas 75 vjeçaren në Laknas

Makina ka përplasur rëndë një 75 vjeçare ditën e  sotme në rrudën e Rinasit.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa e aksidentuara është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2021, rreth orës 14:10, në rrugën e Rinasit, tek kthesa e Laknasit, mjeti me drejtuese shtetasen G. S., 46 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor vijon  punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 30.04.2021 14:54