Grabitet me armë një biznes në “Myslym Shyri”

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, një person i armatosur dhe me një kapucc në kokë, nën kërcnimin e armës, ka grabitur një shumë parash në një biznes dhe më pas është larguar.

Njoftimi:

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 10.10.2023 21:45