EMRI/ Dallgët e detit i marrin jetën një pushuesi në Velipojë

Ditën e sotme është mbytur një pushues në plazhin e Velipojës. Viktima është 55-vjeçari Pjetër Gjorova nga shati Srajka.

Shkak i mbytjes së tij është bërë moti i keq dhe dallgët e detit.

Në rrezik për t’u mbytur kanë qenë tre pushues. Dy janë shpëtuar nga rojet bregdetare dhe stafi mjekësor i qendrës shëndetësore, ndërkohë 55-vjeçari nuk ka mbijetuar dot./albeu.com

Shtuar 5.07.2021 14:28