Burri vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku bashkëshorti ka vrarë gruan e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, burri vrau gruan dhe veten me të njëjtën armë, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes në afërsi të viktimave.

Dy viktimat janë të moshës rreth 50-vjeç, ndërsa motivet që çuan deri te tragjedia mbeten akoma të paqarta.


Shtuar 14.03.2021 11:10