”Si 100 kopje të Metës”, Rama komenton incidentet në Elbasan: Turmë ulëritëse me flamuj partie

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku dhe vetë ai u prit nga qytetarët me thirrjen “Rama ik”.
 
Sipas Ramës, e gjitha kjo ka në krye Sali Berishën dhe presidentin Meta ku ka ironizuar se dukeshin si 100 kopje të Metës. Por ironia nuk mbaron këtu. kryeministri ka thumbuar dhe Lulzim Bashën duke u shprehur se kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!
 
Reagimi i Ramës
 
Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!
 
Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!/albeu.com


Shtuar 14.03.2021 11:19