Policia e Shtetit ka vënë në pranga 5 persona pas një aksioni anti drogë në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se aksioni është zhvilluar pasditen e sotme në kryeqytet ku në pranga ka rënë edhe një efektiv policie.
Mësohet se efektivi i policisë RENEA është shtetasi Real Luli, ndërsa identiteti i personave të tjerë të vënë në pranga ende nuk janë bërë të ditur.
Ende nuk dihet roli që ka pasur efektivi Luli dhe arsyeja që e ka çuar atë në pranga.
Pritet reagimi zyrtar nga SHÇBA mbi ngjarjen dhe detajet e operacionit. /albeu.com/