E FUNDIT/ Aksident pranë Malit të Robit, BMW humb kontrollin (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Durrës.

Në orën 19:50 drejtuesi i automjetit tip “BMW” humbi kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një “Benz” në afërsi të Malit të Robit.

I lënduari lehtë është shoferi i BMë i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Kavajës.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë Fax Web ka nxjerrë pamjet./albeu.com/