Aksident i rëndë në Durrës, vdes një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Durrësit ku për pasojë ka humbur jetën një person. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Maminas, ku viktima është drejtuesi i një motoçiklete, ende i paidentifikuar.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, teksa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 16.03.2021, në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 16.03.2021 14:22