“Vaksinat janë të sigurta se kanë ardhur nga Suedia”, a ka Rama një përgjigje tjetër për qytetarët?

Suedia është vendi i fundit në Europë që ka pezulluar kontratën me AstraZenecën për vaksinat,  pas disa ditësh këmbëngulje nga ana e kompanisë se vaksina ishte e sigurtë për t’u përdorur.

Epidemiologu shtetëror Anders Tegnell tha se pauza ishte një “masë paraprake” derisa Agjencia Evropiane e Barnave të përfundojë hetimin mbi rastet e njerëzve me mpiksje të rëndë gjaku pas marrjes së vaksinës.

“Vaksina Covid-19 do të pezullohet në Luksemburg derisa të përfundojë vlerësimi i komitetit të sigurisë së EMA (PRAC). Vendimi i sotëm ka të bëjë me vaksinat fillestare dhe ato vijuese. EMA pritet  të japë vlerësimin gjatë kësaj jave,” thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama deklaroi se  AstraZeneca ishte e sigurt pasi dozat kishin ardhur nga Suedia.

Këtu janë vendet europiane që kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca si një masë paraprake:

-Danimarka

-Norvegjia

-Islanda

-Irlanda

-Holanda

-Gjermania

-Italia

-Franca

-Spanja

-Portugalia

-Luksemburgu

-Suedia

 

Shtuar 16.03.2021 02:03