Një krim i rëndë brenda familjes “tronditi” mbrëmjen e djeshme fshatin Mekat të qytetit të Vlorës, ku nipi, 39-vjeçari Genci Koreta, vrau xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, e më pas edhe veten.
Ndërsa arsyet e ngjarjes së rëndë mbeten akoma të paqarta, paraprakisht dyshohet se një arë e mbjellë me ullinj është shkaku i konfliktit mes xhaxhait e nipit, që solli më pas edhe tragjedinë, raporton Panorama.
Një e afërme e viktimës dhe autorit tha për mediat se Genci Koreta ishte “djalë shumë i mirë e punëtor” dhe ende s’e besojnë dot që e ka kryer ai vrasjen.
Ajo tregoi edhe fjalët e nënës së 39-vjeçarit, e cila i kishte rrëfyer: “Po e prisja, kisha bërë gati pjatën me gjellë, kur erdhi kunati, më thotë ku e ke djalin”.
“S’kanë pasur konflikt. Djali ishte aq i mirë, punëtor. Nuk e besoj njeri që ka ndodhur, që e bëri ky djali. Edhe e ëma tha: ‘Po e prisja kisha bërë gati pjatën me gjellë, kur erdhi kunati, më thotë ku e ke djalin’. Tokën e kishin veç e veç, e morën me vete se kush e kishte fajin. Djali kaloi në depresion se Jorgjit i vdiq në djali në Greqi dhe Genci ka me atë atje, në atë kohë. Por ishte mirë, u mjekua. S’ishte me të meta mendore, që të vriste xhaxhain.”
Ndërsa një tjetër banor tha: “E morëm vesh nga televizori, s’kemi dëgjuar asnjë krismë. Nuk kanë pasur probleme me njëri-tjetrin. Djali ka qenë i përsosur”./albeu.com/