Shtohet misteri për vdekjen e 4 turistëve rusë, 2 telefona janë “zhdukur”! Hetimi “ngec”

Dalin detaje të reja nga vdekja misterioze e katër turistëve rusë, e cila ende vijon të mbetet e pazbardhur.

Telefonat celularë ende mbeten të pahapur dhe Prokuroria e Kavajës ende nuk ka marrë të dhëna prej tyre.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se aparatët celularë që përdornin turistët janë të llojit Iphone. Ekspertët nuk kanë mundur dot që t’i hapin telefonat për të marrë të dhëna të cilat do t’i ndihmonin hetuesit për të kuptuar se me kë kanë komunikuar  turistët përpara tragjedisë. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e izralitëve dhe telefonat pritet që të dërgohen në Izrael për t’i hapur ato.

Sipas grupit hetimor kjo kërkesë është bërë pasi sipas tyre zbardhja e bisedave apo telefanata që ata kanë kryer mund ta ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë një enigmë tjetër e hetuesve është se turistëve i janë gjetur vetëm dy telefona, megjithëse ata ishin katër persona.

Nuk dihet se cilëve nga familjarëve rusë i përkisnin telefonat dhe nuk dihet se cili nga viktimat kanë qenë pa telefon. Edhe pse hetuesit kanë kontrolluar për gjetjen e telefonave të tjerë, nuk kanë mundur të gjendet as në pishinën ku u gjenden viktimat dhe as në dhomat që ata kishin rezervuar në hotel./albeu.com/