E doni apo jo? Zbardhet fleta e votimit me të cilën Berisha kërkon shkarkimin e Bashës (FOTO LAJM)

Ditën e sotme që në orët e para të mëngjesit ka nisur Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha në të cilin u paraqitën 4934 delegatë ose ndryshe më shumë se 64.5 % e demokratëve.

Demokratët votuan në parim statutin e ri të PD, ku u shkarkuan nënkryetarët dhe e çojnë partinë drejt zgjedhjeve më 22 mars.

Ndër të tjera menjëherë pas miratimit, demokratët votuan për shkarkimin ose jo të kreut të PD, Lulzim Basha, votim I fshehtë ku mori pjesë edhe Berisha.

Në foton e bashkëngjitur lajmit është fleta e votimit ku delegatët demokratë shprehën vullnetin e tyre për shkarkimin ose jo të kryetarit Lulzim Basha. /albeu.com/


Shtuar 11.12.2021 16:40