“Dy të marrë”, Berisha i përgjigjet Ramës: Është i tmerruar, jeta ime nuk krahasohem me të tijën

Ish-kryeministri Edi Rama i është përgjigjur reagimit të kryeministrit Edi Rama i cili përmes një shprehje të një shkrimtari, thoshte me nënkuptim se Berisha dhe Lulzim Basha janë dy të marrë.

Berisha tha se Rama është i tmerruar nga kjo që po ndodh dhe shtoi se jeta e tij nuk krahasohet me atë të kryeministrit.

“Dëshpërim i tmerrshëm i tij. Jeta ime është e pakrahasueshme me atë të Ramës, qoftë në rrafshin politik, personal apo profesional. Ajo që po ndodh e tmerron edi ramën. Njeriu që ka humbur gjumin dhe qetësinë e tij, nuk është vetëm pengu i tij, është peng Rama”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 21:04