Tensionet në selinë blu, reagon Rama: Aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë

Pas gjithë trazirave të ditës së sotme në selinë blu, kryeministri Edi Rama ka reaguar në një nga mënyrat e tij më të zakonta, përmes shprehjeve.

Këtë herë, Rama ka zgjedhur shprehjen e novelistit irlandez Samuel Beckket, i cili thotë:

“Aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njëri që nuk do asgjë më shumë sesa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet një çikë, më pak e hidhur”./albeu.com

 


Shtuar 13.12.2021 19:52

Tags: