Dy oficerë policie gjenden të vdekur, thriller në Greqi

Një triller po zhvillohet orët e fundit në Lasithi të Kretës, teksa dy efektivë policie janë gjetur të varur.

Bëhet fjalë për dy burra të së njëjtës moshë – 35 vjeç – të cilët u gjetën të varur, njëri në një ullishte dhe i dyti në derën e shtëpisë së tij, sipas cretalive.gr.

Dy policët shërbenin në komisariate të ndryshme, njëri në Kretë dhe tjetri në Atikë.

Ngjarja është një mister i madh dhe nuk dihet nëse janë të lidhura me njëra-tjetrën, teksa policia po këqyr vendet e ngjarjes. /albeu.com


Shtuar 10.06.2023 16:12